Mos prisni, jetojeni çdo sekondë të jetës!

grua
Foto ilustrim

Njerëzit e mashtrojnë vetën duke menduar se jeta do të jetë më e mirë pasi që ata do të martohen, pasi të bëjnë një fëmijë dhe më pas një tjetër. Pastaj zhgënjehen, fillojnë të ankohen për fëmijët që janë të vegjël dhe mendojnë se do ta prekin lumturinë kur ata të rritën. Më pas ankohen që duhet të merren me fazën e adoleshencës së fëmijëve dhe janë të sigurt se do të jenë të lumtur kur ata të dalin nga ajo fazë.

Njerëzit e mashtrojnë vetën duke menduar se jeta tyre do të jetë e plotë pasi që partneri tyre “ka mbledhë mend” pasi të blejnë një makinë luksoze, pasi të mund të shkojnë me pushime apo kur të dalin në pension.

E vërteta është se nuk ka kohë më të përshtatshme për të qenë të lumtur se tani. Nëse jo tani, kur? Jeta do jetë gjithmonë plot sfida. Është më mirë ta pranojmë qysh herët dhe të vendosnim të jemi të lumtur pavarësisht rrethanave.

Një citim i Alfred D. Souza-s thotë:

“Për një kohë të gjatë më dukej se jeta ende do të fillonte – ajo jeta e vërtetë. Por, gjithherë kishte ndonjë pengesë në udhëtim, diçka që duhej kapërcyer më parë; një kohë që ende kërkonte shërbim, ndonjë punë e lënë përgjysmë apo ndonjë borxh për t’u paguar. Dhe, pastaj do të fillonte jeta, ajo jeta e vërtetë… por më në fund e kuptova se këto pengesa ishin jeta ime.

E gjithë kjo më ndihmoi të kuptoj se nuk ka një rrugë të vetme drejt lumturisë. Lumturia është rruga.
Kështu që, vlerësojeni çdo moment që keni dhe vlerësojeni edhe më shumë nëse e keni ndarë me dikë të veçantë, aq të veçantë sa që e ka merituar kohën tuaj… dhe mbani mend se koha nuk pret për asnjë njeri.

Pra, mos prisni të humbni apo shtoni dhjetë kilogramë, të keni fëmijë, t’i shihni fëmijët ditën kur largohen nga shtëpia, të filloni të punoni, të dilni në pension, të martoheni, të divorcoheni; deri të premten mbrëma, deri të dielën në mëngjes, deri ta blini makinën apo shtëpinë e re, deri t’i keni paguar kreditë… deri në pranverë, deri në verë, deri në dimër, derisa të keni dëgjuar këngën e preferuar, derisa të keni zbrazur një kupë verë… sepse, nuk ka kohë me te përshtatshme se tani për të qenë të lumtur. .

Lumturia është një udhëtim, jo një destinacion.

Punoni sikur nuk keni nevojë për para,
Dashuroni sikur nuk jeni lënduar kurrë,
Dhe vallëzoni sikur askush s’ju shikon./

(Anonim)

Në shqip: Leonora Buçinca

ObserverKult


Leonora Buçinca

Lexo edhe:

LEONORA BUÇINCA: GJITHË T’KAM PASË DIÇKA

BUQETË ME POEZI TË LEONORA BUÇINCËS: GJITHË T’KAM PASË DIÇKA…