Nga Mihalis Burbulis
Mos qaj dhe mos u pikëllo pse errësohet,
ne që kaq gjatë jetuam varfërinë,
i botës shi nuk na mërzit, nuk na afrohet,
ne që pajdash jemi të ulur me vetminë.
Shtëpitë gërmuqe, sa një shputë,
kazerma në shkretim
beharet tona liliputë,
dhe dimrat pa mbarim.
Mos qaj dhe mos u tremb nga mugëtira,
porsa jetuam varfërinë në moshë të re,
nga mospërfillj’ e botës, eh, e marrtë e mira,
një ditë e djelë do gdhihet dhe për ne.
Shtëpitë gërmuqe, sa një shputë,
kazerma në shkretim
beharet tona liliputë,
dhe dimrat pa mbarim.
Shqipëroi: Arqile Garo
*Titulli i origjinalit: “Mos qaj”