Mos u tremb…

Nga: Dobri Zhotev

Rrëfim

Të jap-e të mos synoj
të ruaj, të lë diçka.
Se gjithçka që sot e gjeta
brenda vetes, e zbulova,-
gjithçka nesër, pa dyshim,
me vdekje do jetë dënuar.
Ajo që unë s’kam dhënë,
-sigurisht që s’do të ruhet-
shkrin si një flokëz dëbore
sak në pëllëmbë të dorës.

Po mos u tremb! Veç puthiti
ti buzët te burimi.
Lagështira e papirë
do t’ikë duke u kthyer
te stërnipat, thellë tokës.

Mos u tremb! Unë jam burimi,
ujin tim e kan’ pirë shumë,
po dallgë në gji kam ende,
çdo stërkitë
është e veçantë,
dhe cilado gllënjkë-e pastër.

Deri në pikën e fundit
I tërë do jepem unë.
Zemra veç do m’mbetet thatë-
do të hyj un’gjithsesi,
zemërkthjellët e i qetë
në amshim, me rezinjatë.

Përktheu: Myzafer Xhaxhiu

*Titulli i origjinalit: “Të jap tërë veten time”