Mos vallë dashuria hap në zemër shtigje ku të pëlqen të rikthehesh?

ObserverKult ua sjell disa thënie të Honorè de Balzac:

Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.

Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë.

Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.

Mos vallë dashuria hap në zemër shtigje ku të pëlqen të rikthehesh?

Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, se sa perla.

Të lexuarit na sjell miq të panjohur.

Çdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance.

Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.

E gjithë lumturia varet nga kurajo dhe puna.

ObserverKult

LEXO EDHE: Dashuria s’është e verbër, e verbër është dashuria për veten…