
Nëpër gishtërinj
e jotja buzëqeshje m’humbi,
i kotë qe shtrëngimi i duarve
për ta mbërthyer në çastin e fundit
kur si lumi i zi rrodhi përtej.
Të ëmblit tinguj të zërit tënd m’i mori era,
që melodi n’vesh timin kumbonin.
Më shurdhuan,
s’desha më t’i dëgjoj
se furtuna në vaj i metamorfizoj.
Fytyra jote n’doçkat e mia,
mozaik i përjetshëm mbeti.
Tash, dorashka t’zeza mbaj
edhe kur dielli m’përvëlon,
s’janë të miat, të miat duar,
një mozaiku t’thyer
n’çastin më t’brishtë të jetës i takojnë.
ObserverKult
Lexo edhe:






