Mozaiku i rrallë te “Gjergj Kastrioti”, tenderi hap debate- “përplasen” palët…

Çelja e tenderit nga Bashkia Durrës për Gërmimet Arkeologjike në zonën e gjimnazit Gjergj Kastrioti, ku u zbuluan fragmente të një mozaiku të rrallë, ka hapur debate.

Shikohet me skepticizëm që kjo procedurë të mbahet nga pushteti vendor, por specialisti Mariglen Meshini, shpjegon se roli i Bashkisë Durrës, është vetëm administrativ dhe financiar, ndërsa projektin e miraton Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që vendos në bazë të ligjit kriteret për subjektet garuese.

Tenderi “Gërmime Arkeologjike i Mozaikut dhe Rrënojave të Tjera Antike në Shkollën e Mesme Gjergj Kastrioti” në Durrës, i çelur në 23 shkurt është bërë objekt debatesh.

Shikohet me skepticizëm fakti që është qeverisja vendore përgjegjëse për procedura të tilla dhe jo institucionet arkeologjike. Lidhur me këtë i kontaktuar nga Report Tv, drejtori i Adem Bunguri tha se Instituti i Arkeologjisë që ai drejton nuk ka kompetenca për këtë çështje që i takon Bashkisë Durrës dhe ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Incovacionit.

Por nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, specialisti Mariglen Meshini, shpjegon se Bashkisë Durrës, i takojnë vetëm aspekti administrativ si pronë publike dhe ai financiar, pasi projekti me vlerë do të mundësohet nga buxheti i Bashkisë (fondi limit 13 811 500 lekë).

“Ky proces ështe i bashkërenduar mes Bashkisë së Durrësit dhe aktualisht MEKI-t (më herët Ministria e Kulturës), për arsye se kemi të bëjmë jo vetëm me një proces shumë të rëndësishëm, siç është rindërtimi i një shkolle me interes publik, por nga ana tjetër kemi edhe faktin që në këtë zonë janë zbuluar gjurmë të një mozaiku shumë të rëndësishëm, si dhe gjetje të tjera me vlera.

Projekti është miratuar në Institutin Kombëtar të Këshillit të Trashëgimisë Materiale, pra kemi projektin e miratuar, por njëkohësisht konceptin e gërmimeve të miratuar dhe të hartuar komform rregulloreve për kriteret e ushtrimit të profesionit të arkeologut, por njëkohësisht edhe të hulumtimeve arkeologjike”, shprehet arkeologu Mariglen Meshini, që ka ndjekur ecurinë e projektit.

Konkretisht, mozaiku i zbuluar tetorin që lamë pas, gjatë punimeve për gjimnazin e dëmtuar nga tërmeti, përbën një rast të rrallë, pasi i përket shekullit të I-II, pas erës sonë, ndërsa vetë siti përfshin edhe periudha më të hershme.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ Reporttv

ObserverKult


Lexo edhe:

TEODOR KEKO: UNË ‘AI’, TI ‘AJO’

Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Unë s’e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë… kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult