Muaji i Filmit Evropian vjen edhe në Kino Armata në Prishtinë

Kino Armata edhe këtë vit do të jetë një nga mbi 70 kinematë në të gjithë Evropën që do të shfaqë filma gjatë muajit të Filmit Evropian të organizuar nga Akademia Evropiane e Filmit e cila fillon nga 1 nëntor deri më 9 dhjetor 2023.

Ndërkaq për gjashtë javë, Muaji i Filmit Evropian, sezoni i filmave dhe çmimeve të Evropës, feston diversitetin fantastik të filmit evropian.

Në gjithë Evropën, kinematë kryesore në 35 vende duke filluar nga Rejkjaviku deri në Athinë, nga Lisbona në Bukuresht, por gjithashtu duke përfshirë qytete dhe rrjete të vogla, theksojnë organizatorët, duke paraqitur programe të veçanta, ngjarje dhe retrospektiva të dedikuara.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kino Armata ka njoftuar se çdo kinema pjesëmarrëse po krijon një program unik sipas ekspertizës.  

“Në vend të një katalogu të njëtrajtshëm, çdo kinema pjesëmarrëse po krijon një program unik sipas ekspertizës së tyre dhe duke iu përshtatur shijeve të audiencës së tyre.

Më pas, Muaji i Filmit Evropian kulmon më 9 dhjetor në ndarjen e 36-të të Çmimeve Evropiane të Filmit në Berlin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, muaji i Filmit Evropian mbështetet nga Programi Creative Europe MEDIA i Bashkimit Evropian, si dhe partnerë si Europa Cinemas dhe CICAE.

ObserverKult


costa-gavras

Lexo edhe:

FILMAT E COSTA-GAVRAS, FALAS NË KINO ARMATA

Filmat nga seria ‘Gavras 101’, me regji të Costa-Gavras, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 23-25 gusht 2022 dhe përfshijnë:

“Z” (1969)

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


po hap

DASHURIA ËSHTË ÇMENDURIA MË E BUKUR E JETËS…

Nga Mihallaq Qilleri

Po hap sonte arkivat e thella të shpirtit,
Në Ditën e Madhe të Dashurisë.
Kanë mbaruar kohërat e së pamundurës,
Lirisht mund të puthemi në ëndërr sërish.

Po thyej sonte bravat e ndryshkura të moralit,
Dhe rikujtoj shpresat e mëdha për të dy,
Për ditët dhe netët kur u gjendëm aq pranë,
Për ato çaste magjike kur isha aq afër me ty.

Po trazoj sonte mugëtirën gjithë cerga stivosur,
Prej kohërash që mbajtën ndezur një zjarr
Nuk e di se si humbe aq larg, pakuptuar,
Aq sa besova se do të të takoja vetëm në varr.

Po hap sonte shpellat e zemrës gjymtuar
Ku plagët e djeshme nuk janë mbyllur ende,
Me besimin se edhe ti do të më kesh kujtuar,
Këtë natë kur pres Ditën e Shenjtë për ne.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult