Muharrem Qena: Lamtumirë, ti e bukra vashë (teksti dhe kënga)

Lamtumirë ti o e bukra vashë
unë do t’vete tash o hije n’vend të largët.

Më vjen keq vasho që nuk u pamë
dhe pa m`dhan besë vashë
na duhet me u nda,
por besoj se netët nuk na janë harru
t’përqafum që i kemi kalu.

Lamtumirë oj syzezja e ime
s’të harroj do t’më jesh në kujtime,
por besoj se netët nuk na janë harru
t’përqafum që i kemi kalu.

Lamtumirë ti o e bukra vashë
unë do t’vet tash o hije n’vend të largët.

ObserverKult


Lexo edhe:

MUHARREM QENA: A THUE TI DO T’MË KTHEHESH (TEKSTI DHE KËNGA)