Muharrem Qena: A thue ti do t’më kthehesh (teksti dhe kënga)

A thu asht’ ma lehtë pa dhimbje,
A thu ma bukur pa lot,
A thu ti ke me u kthye,
Dhe prapë me qenë na të dy?

A thu më është fati i tillë,
A thu gjithmonë me vujtje,
A thue ti do t’më kthehesh,
Dhe prapë me qen na të dy?

Çdo gjë kalon në jetë,
Atëherë dhe dielli kur të lindë,
Mbas diellit prapë shi do t’ketë,
Kshtu asht’ me të vërtetë.

Ndoshta të tillë e kam fatin,
Ndoshta gjithmonë me vujtje,
Ndoshta ti kurrë s’do t’më kthehesh,
Edhe kjo ngjan n’këtë jetë.

Çdo gjë kalon në jetë,
Atëherë dhe dielli kur të lindë,
Mbas diellit prap shi do t’ketë,
Kshtu asht’ me të vërtetë.