Mendime të thella nga antikiteti:
“Dhimbja e tepruar për të vdekurit është çmenduri, sepse ajo është një lëndim për të gjallët, dhe të vdekurit nuk e dinë.” – Ksenofoni
“Asnjë qenie njerëzore nuk do të dijë ndonjëherë të Vërtetën, sepse edhe nëse ndodh që ta thonë atë rastësisht, ata nuk do ta dinë që e kanë bërë.” – Ksenofani
“Shpesh, është një fatkeqësi që të ketë njerëz të shkëlqyer në krye të punëve. Ata presin shumë nga njerëzit e zakonshëm.” – Tukididi
“Gjëja më e vështirë në jetë është të njohësh veten.” – Talesi
“Njeriu është masa e të gjitha gjërave.” – Pitagora
“Shkatërruesi i vërtetë i lirive të njerëzve është ai që u shpërndan atyre dhurata, donacione, dhe përfitime.” – Plutarku
“Njeriu: një qenie në kërkim të kuptimit.” – Platoni
“Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha.” – Perikliu
“Jeta është një shpalosje, dhe sa më shumë që udhëtojmë, aq më shumë të vërteta mund të kuptojmë. Të kuptojmë gjërat që janë tek pragu i derës sonë, kjo është përgatitja më e mirë për të kuptuar ato që ndodhen përtej.” – Hipatia
“Çfarëdo që vjen nga Perëndia, njeriu e ka të pamundur që ta kthejë mbrapsht.” – Herodoti
“Vdekja nuk na shqetëson, sepse për sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe, kur ajo ka ardhur, ne nuk ekzistojmë më.” – Epikuri
“Natyra e Perëndisë është si një rreth, ku qendra është kudo dhe perimetri nuk është askund.” – Empedokli
“Mundësitë e vogla janë shpesh fillimi i veprave të mëdha.” – Demosteni
“Asnjë e keqe nuk është e nderuar, por vdekja është e nderuar, ndaj nuk është e keqe.” – Zeno i Sitiumit
“Çdokush mund të zemërohet, kjo është e lehtë, por të zemërohesh me personin e duhur, dhe në shkallën e duhur dhe në kohën e duhur, dhe me qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur, këtë nuk e bën dot kushdo dhe nuk është e kollajtë.” – Aristoteli
“Mësimi më i dobishëm për jetën është që të heqësh nga mendja atë që është e pavërtetë.” – Antisteni
“Asgjë nuk ekziston përveç atomeve dhe hapësirës së zbrazët: çdo gjë tjetër është vetëm mendimi.” – Demokriti
“Unë i jam borxhli babait tim për jetën, mësuesit tim për të jetuarit mirë.” – Aleksandri i Madh
“Ka më shumë ai që është i kënaqur me pak.” – Diogjeni
“Bëjë të gjitha përpjekjet dhe martohu: nëse e gjen një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse jo, do të bëhesh filozof.” – Sokrati
“Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që t’u thonë të veprojnë përgjegjshmërisht, ndërsa njerëzit e këqij do të gjejnë një mënyrë që të shmangin ligjet.” – Platoni
“Askush të mos të quhet i lumtur para vdekjes së tij. Deri atëherë, ai nuk është i lumtur, por vetëm fatlum.” – Soloni
“Nuk zhvillohet kuraja duke qenë i lumtur në marrëdhëniet tuaja të përditshme. Ajo zhvillohet duke mbijetuar në kohë të vështira dhe duke sfiduar vështirësitë.” – Epikuri
“Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit.” – Herakliti
“Koha është gjëja më e vlefshme që një njeri mund ta harxhojë.” – Teofrasti
ObserverKult