Schopenhauer: Jemi të lirë vetëm kur jemi vetëm…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Arthur Schopenhauer:

Të kesh zili është njerëzore; të kënaqesh me fatkeqësinë e tjetrit është djallëzore.

Miqtë deklarohen të sinqertë, por në fakt të sinqertë janë armiqtë.

Kush nuk do vetminë nuk do as lirinë, pasi jemi të lirë vetëm kur jemi vetëm.

Largësia i zvogëlon gjërat për syrin, por i zmadhon për mendjen.

Ajo që i bën njerëzit të shoqërueshëm është paaftësia e tyre për të duruar vetminë, pra, vetveten.

Dhembshuria për kafshët është e lidhur ngushtë me mirësinë e karakterit, dhe mund të pohohet me siguri se ai që është mizor me kafshët, nuk mund të jetë kurrë njeri i mirë.

Bukuria është një letër rekomandimi që i pushton zemrat menjëherë.

Dashuria është dredhia e madhe që natyra i ka kurdisur njerëzve për të shtuar specien.

Ekziston vetëm një mënyrë për të treguar inteligjencën tënde përballë budallenjve: të mos flasësh me ta.

Jeta dhe ëndrrat janë faqet e të njëjtit libër: t’i lexosh sipas radhës është të jetosh, t’i shfletosh rastësisht është të ëndërrosh.

ObserverKult


Lexo edhe:

THËNIE NGA SCHOPENHAUER: ZAKONISHT ËSHTË HUMBJA AJO QË NA BËNË TA DIMË VLERËN E GJËRAVE

ARTHUR SCHOPENHAUER: DILEMA E IRIQIT

Disa iriqë, në një ditë të ftohtë dimri, u shtrënguan me njëri-tjetrin, për të mbrojtur vetveten, me nxehtësinë e trupit të njëri-tjetrit, nga ngrirja së ftohti. Megjithatë, shpejt, ata ndien dhimbjen e gjembave të secilit prej tyre; dhimbja i detyroi që të largoheshin përsëri nga njëri-tjetri. Atëherë kur nevoja për tu ngrohur bëri që ata të ishin prapë bashkë, u përsërit vuajtja tjetër; kështu që ata brofnin sa para e mbrapa në mes të dy të këqijave: të ftohtit dhe dhimbjes. E gjithë kjo zgjati derisa ata të gjenin një distancë të përkorë të ndërsjellët, e cila përfaqësonte për ta pozicionin më të mirë .

(*Arthur Schopenhauer, Parerga dhe Paralipomena kapitulli XXI)
Përktheu: Laureta Petoshati

ObserverKult