Murat Isaku: I kërkoj ata sy…

I kërkoj ata sy që feksnin dhe iknin në zjarr.
Ata sy, ata sy i dua se shpirti rehat s’më lë,
po me një namë më mbyt dhe në vend më lë.

I kërkoj ata sy kudo – ashtu siç kanë qenë,
që pa zë mirrnin frymë – flitnin pa zë…
Vetëm ata sy i dua çdo gjë tjetër është rrenë,
sall një plagë mbart njeriu – tjerat s’janë gjë.

Nëse s’i gjej ata, më mbuloni me plagë,
s’e dua jetën që merr frymë me një fjalë…
M’i ktheni ata sy si flakën në flakë
ngase jeta është e ëmbël sall kur digjet në mall…

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:

Murat Isaku: Kisha vdekur ditën e enjte