
Nga Musa Ramadani
Sa vonë e kuptova ëndrrën e cila më s’ëndrrohet
Edhe ngjyrën e ditës si gjethi herak kur vdes
Bëra lutjen e fundit të mallit që dot s’harrohet
I humbur ndër pritje si barkë e dehur po tres
O, sa me peripeci ajo rrugë e paemër nga m’ke shpi
Sot krenohem, anipse prapë n’vendnumrim kam ngelë:
Me vija e vrragë n’shpirt skalitur gratis një kujtim
Andërr e zgjandërr dhembjet prore n’vetmi duke vjelë
Ndër stinë të liga që preftojnë posi rrufetë n’kalim
I sodis tash lulet: në vaj s’ia del kush t’m’pri!
(Shkëputur nga libri i Musa Ramadanit “ Nostalgji antike”)
ObserverKult

Lexo edhe:
MUSA RAMADANI: ERITONË, DERI KUR DO TË MË GËNJESH?
Poezi nga Musa Ramadani
Të pres a të mos pres- kjo është çështja
Aq sa kam jetuar, Eritonë, s’mund të jetoj më
Do të isha më i lumturi njeri në botë
Sikur të më vrisje njëherë me të vërtetën
Që të mos jetoja me gënjeshtra gjithmonë
Të shpresoj a të mos shpresoj – kjo është enigma
Nëse je e pajisur edhe më me fuqi magjistareje
Derisa s’më kanë lënë sytë, veshët e mendja
Pse nuk m’i ngjall të vdekurit akoma pse
Të dashurit e mi që jetojnë veç në kujtesën time
Të jetoj a të vdes – zmadhohet prore pikëpyetja
Më tepër u kam besuar librave sesa njerëzve
Po edhe librat vetë njerëzit do t’i kenë shkruar
Është një kushtëzim tragjik si jeta e vdekja
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult