Musa Vyshka: Mbrëmë me ty, sonte pa ty…

Nga: Musa Vyshka

Mbrëmë me ty, sonte pa ty!
Çfarë t’i them hënës që na pret të dy?

Çfarë t’i them shelgut që do ulë dy degë,
Përmbi kokat tona me gaz t’i përpjekë?

Si do rrijnë bashkë kjo natë kaq e ngratë
Me natën që shkoi, me natën e artë?

Mbrëmë me ty, sonte pa ty!
Çfarë t’i them hënës që na pret të dy?

ObserverKult

———————————————–

Lexo edhe:

MUSA VYSHKA: NUK DI, TË DHIMBSESHA APO MË DOJE…

faji im mos zemrën musa vyshka
Foto ilustrim

Në fund të arkës… një këmishë e vjetër.
Është vetë ajo e s’mund të jetë tjetër.

Ajo, praruar me mijëra ylberë.
Kurseva plot një verë për ta blerë.

E prita ditën të ma shihje ti,
Por, kur e vesha, qielli krejt u nxi.

Ti pas rrëkeve heshtur më shikojë.
Nuk di: të dhimbsesha apo më doje.

Ai shikim i heshtur s’di ç’më tha.
Rrëke e fundit mbi këmishë ra.

E shoh aty, të heshtur, krejt të kalbur,
Por mua flokët sot më janë zbardhur.

E shoh dhe s’di ç’të bëj me të tani:
Ta djeg apo ta vesh, të dal në shi

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

Lexo edhe:

ÇFARË SHKRUANTE MARTIN CAMAJ PËR POEZINË E ISMAIL KADARESË MË 1957- IRONI APO VLERËSIM?