Musa Vyshka: O dashuri! O dritë e kësaj bote!

grua dashuria

Ti fundi je i pritjes që s’ka fund,
Je prehja e shqetësimit që s’qetohet,
Sapo të shoh mërzia krahët shkund
Trishtimi i trishtuar larg largohet.

Aq shumë të dashkam sa as vetë s’e di,
O dashuri! O dritë e kësaj bote!
Sa herë dal në pasqyrë, për çudi,
Veten kërkoj, më del fytyra jote!

ObserverKult


Lexo edhe:

BORGES: ME KOHË MËSOHET SE DASHNI S’DO ME THANË ME SHKUE N’SHTRAT…