Muzafer Xhaxhiu: Dhe qeshëm…qeshëm

Poezi nga Muzafer Xhaxhiu

Shkëlqente deti i kaltër si pasqyrë,
E flladi lehtë frynte nëpër valë,
Dhe un’ e ti të ndezur në fytyrë
Mbi rër’n e lagur ecnim dalëngadalë…

Po në fytyrë prapë e ndjenim zjarrë
E sy më sy u pamë të hutuar!
Dhe qeshëm…qeshëm, qeshëm si të marrë,
Se rër’e lagur digjte përvëluar.

ObserverKult


Lexo edhe:

MUZAFER XHAXHIU: JE ZJARR QË S’SHUHET…


Lexo edhe:

KUJTIME NGA E KALUARA: “JA KËSHTU U RRITËM. ME RROBAT E NJËRI-TJETRIT E ME DASHURINË PËR NJËRI-TJETRIN”

“Motra ime quhet Mimoza. Veç një kam. Është pesë vjet më e vogël. Në çerdhe e kopsht e çonte nëna, por e merrja unë. Lija lodrat e vrap.

E mbaja hopa, kur vetë duhej të më merrnin hopa. 6-7 vjeç unë, afër dy vjeç ajo.

Shpirti më dilte deri tek shtëpia se qe dhe buçko. Rruga nuk ishte as 300 metër, por më dukej pafund atëherë.

Para ca ditësh pashë ca foto. Ja, unë dhe motra. Ja dhe te kjo tjetra, te kjo, te kjo… Sytë më vajtën tek disa detaje.

Shoh Mozën me pardesynë time, ja ajo me këpucët e vëllait, me tutat e mia, me bluzën jeshile që pata në gjimnaz…

Asnjëherë nuk provoi diçka të re, blerë posaçërisht për të. Bile një herë veshi kostumin e babait. Pa shaka e them. Ja historia.

Pas shumë e shumë kursimesh, më në fund ati im e qepi një kostum. Ai dukej bukur edhe i veshur me thes, thoshte nëna…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU