Muzafer Xhaxhiu: Je zjarr që s’shuhet…


Poezi nga Muzafer Xhaxhiu

As yll nuk je, as hënë, as hyri,
As rreze dielli terrin për të ndritur,
S’ke rënë nga qielli të tregosh çudi,
As dorë mjeshtri nuk të ka skalitur…

Shum’ net’ i kam kaluar unë pa gjumë,
dhe ditët si në gjumë unë i kam kaluar,
Dhe sa më shum mendoj ç’je, aq më shumë
e ndjej se je zjarr që s’ka të shuar.

ObserverKult

——————-

Lexo edhe:

MUZAFER XHAXHIU: DHE QESHËM…QESHËM SI TË MARRË!