
Poezi nga Muzafer Xhaxhiu: Dhe qeshëm…
Shkëlqente deti i kaltër si pasqyrë,
E flladi lehtë frynte nëpër valë,
Dhe un’ e ti të ndezur në fytyrë
Mbi rërën e lagur ecnim dalëngadalë…
Po në fytyrë prapë e ndjenim zjarrë
E sy më sy u pamë të hutuar!
Dhe qeshëm…qeshëm, qeshëm si të marrë,
Se rër’e lagur digjte përvëluar.
ObserverKult
—————————————————————————

Lexo edhe:
MUZAFER XHAXHIU: JE ZJARR QË S’SHUHET…
As yll nuk je, as hënë, as hyri,
As rreze dielli terrin për të ndritur,
S’ke rënë nga qielli të tregosh çudi,
As dorë mjeshtri nuk të ka skalitur…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA KËNGËTARI I NJOHUR SHQIPTAR, EVANS RAMA
Një lajm i hidhur dhe i papritur vjen nga familjarët e kantautorit Evans Rama. Pas dy muajsh luftë me sëmundjen e zemrës, këngëtari u nda nga jeta në moshë të re, në një nga spitalet e Turqisë. Evans Rama, Vansi lindi në Tiranë më 17 shkurt 1973.
Djaloshi kishte një pasion të madh për muzikën dhe përfundoi liceun në degën e kantos, por me ndryshimet demokratike, Vans Rama studio për ekonomi dhe u bë një nga anëtarët e grupit të biznesit familjar.
Mirëpo kjo, nuk ndryshoi asgjë nga dashuria e tij për muzikën, duke e rrjeshtuar atë ndër muzikantët më orgjinal si kantautori seroiz dhe të dashur për të apasionuarit e muzikës së lehtë, të trashëguar prej dekadash.
Vans Rama është autor i disa këngëve dhe pjesmarrës i disa festivaleve deri dhe finalist i festivalit e 49 me këngën “Sonte”, të 54 me këngën “Flakë” dhe 56 me këngën “Gjurmët” dhe atë të muzikës moderne me këngët “Gabime fatale”, “Çast dobësie”, “Një gram lumturie” etj, transmeton ‘zathur.net’.
Ndarja nga jeta e Evans Ramës, është një humbje e madhe për artin e muzikës, kur kantautori ishte në rrugën e gjatë të krijimtarisë muzikore dhe për familjarët, bashkëshorten dhe për dy fëmijët e tij të mitur. Miqtë dhe ndjekësit e tij shprehin ngushllimet me dhimbje; U prehsh në paqe dhe… DO TË KUJTOJMË ASHTU SIÇ ISHE…I QESHUR DHE ME KËNGË NË GOJË ÇDO DITË. Lamtumirë mik!
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult