Muzika e koncerteve ‘trondit’ Muzeun Arkeologjik/Ceka: E barabartë me shpërthime bombash, dëme në objekte

Mbajtja e herëpashershme e koncerteve në sheshin “Italia” është kthyer në problem për Akademinë e Studimeve Albanologjike ku ndodhet muzeu arkeologjik në Tiranë.

“Kjo fillon me xhamat, që i kemi vënë si rripa që viheshin në atë kohë kundër bombardimeve. I keni para ata filmat. Kjo muzikë është e barabartë me shpërthime bombash. Natyrisht që objektet arkeologjike që janë dëmtohen. Këtu kemi të bëjmë me një ambient shkencor.
Këtu kemi Akademinë e Shkencave Albanologjike, janë disa dhjetëra studiues që janë ulur mbi libra dhe mbi punën e tyre shkencore, dhe kanë nevojë për qetësi. I gjithë ambienti rreth e qark është ambient universitar. Kjo është arkitektura… ja, e dëgjoni, e dëgjoni? Në mënyrë absolute duhet ndaluar kjo shfaqje”, thotë arkeologu Neritan Ceka, nga kati përdhes i godinës, ku ndodhet muzeu arkeologjik.

Për arkeologun Neritan Ceka dëmet më të mëdha pësohen nga objektet e qeramikës dhe ato metalike./BalkanWeb

LEXO EDHE: Shqiptari akuzon muzeun në Itali për mashtrim: Ky nuk është një artefakt etrusk