Muzika shkodrane zbret në Tiranë, premtohet një natë e paharruar (Video)

Perlat e këngës qytetare shkodrane që kanë lënë gjumë në dekada do të zbresin më datë 21 korrik në Tiranë, ku zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës do të interpretojnë me repertorin e tyre në amfiteatrin e Tiranës.

Artistët shkodranë janë në prova e fundit ndërsa udhëheqi artistik Andi Unaza premton se nata e kulturës shkodrane do të jetë plot surpriza.

“Është përzgjedhur një repertor që u përket disa brezave që nga kënga qytetare e vjetër me traditë që ruhet edhe sot në ambientet e gëzimet familjare e deri perlat që kanë lënë gjurmë ndër vite. Që do të preformohen nga solistë të moshave të ndryshëm. Përgatitjet janë drejt fundit, kaq për momentin pjesë tjetër e leme surprizë”, ka thënë udhëheqësi artistik Andi Unaza.

Këngëtarja e re Megi Serreqi shprehet se kjo natë do të jetë e veçantë për publikun kryeqytetas…..

“Do të jetë një koncert jashtëzakonisht i bukur, sepse do të jemi dhe në skenën e amfiteatrit dhe besoj se do të jetë një natë e bukur sidomos për ta që e shikojnë live e do ta ndezim skenën siç dimë ne shkodranët”, thotë ajo.

Ardhur pas një periudhë të gjatë pauze për shkak të pandemisë krahas zërave më të mirë të këngëve shkodrane, pjesë e koncertit do të jetë dhe orkestra e grupit të  valleve të qytetit të Shkodrës./shqiptarja.com

LEXO EDHE: “Tirana Art Fest” në natën finale tek sheshi “Skënderbej”, promovim i të rinjve të talentuar