Gëzim Myshketa “duet’ me Anita Taken dhe Agim Prodanin (VIDEO)

Ishin ditët e bezdishme të karantinës, por Gëzim Myshketa mendoi atëkohë që adhuruesve të tij t’ua bënte më lehtë qëndrimin në shtëpi.

“As unë “𝗦’𝗠𝗘𝗡𝗗𝗢𝗝𝗔” që për hir të karantinës dhe meritë të thjesht një celulari mundet të duetoja me idhujt e mi, më fisnikët dhe elegantët e muzikës Shqiptare ; Anita Take dhe Agim Prodani. Një Faleminderit atje lart për muzikën e pavdekshme.”, shkruante Myshketa teksa postoi këtë duet të lezetshëm. Ju ftojmë ta ridëgjoni:

S’mendonja ta donja,
me zemër, si të vegjlit, kaq shumë,
Ta shihnja për çdo natë edhe në gjumë,
s’mendonja, s’mendonja!

Kur ishe, larg meje,
kujtimi yt o vashë, me ndizte gjinë,
E malli veç ma shtonte dashurinë,
për shoqen e dashur.

Të desha, të dua,
ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,
E dashur, për mua,
je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime!
Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,
dëgjoje, dëgjoje!

Me shpirtin e pastër,
për mua vetëm ti je e vërteta,
Ti sjell pran’ meje gazin që fal jeta,
o shoqe e dashur!

E vitet, do shkojnë,
të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë,
Tek ti do tregosh për dashurinë,
për jetën e lumtur.

Të desha, të dua,
ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,
E dashur, për mua,
je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime!
Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,
dëgjoje, dëgjoje!

ObserverKult

Kliko edhe;

ROSELA GJYLBEGU & RENIS GJOKA: KËPUTA NJË GJETHE DAFINE (TEKSTI DHE KËNGA)

Degën e dafinës e lëkundi
krahu i një zogu n’agim.
Me një gjeth në buzë unë fërshëllenja
këngët që i zgjonte vetë pranvera.

Në qiellin tonë prej gjakut tonë bleron ti
Jo nuk bleron por lulëzon dafinë.
Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta.
Të katër stinët i kish’ gjithmonë ajo të blerta.

Dhe si dhuratë dafinë në jetën tonë s’kërkuam.
Nga gjaku i vet mbi k’të tokë lulëzuan.
Në ditë me diell dhe kohë kur vetëtinë
ti rritesh rritesh lulëzon dafinë.

Kliko KETU

ObserverKult