Rosela Gjylbegu & Renis Gjoka: Këputa një gjethe dafine (teksti dhe kënga)

Degën e dafinës e lëkundi
krahu i një zogu n’agim.
Me një gjeth në buzë unë fërshëllenja
këngët që i zgjonte vetë pranvera.

Në qiellin tonë prej gjakut tonë bleron ti
Jo nuk bleron por lulëzon dafinë.
Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta.
Të katër stinët i kish’ gjithmonë ajo të blerta.

Dhe si dhuratë dafinë në jetën tonë s’kërkuam.
Nga gjaku i vet mbi k’të tokë lulëzuan.
Në ditë me diell dhe kohë kur vetëtinë
ti rritesh rritesh lulëzon dafinë.

Blerimi yt blerim rinor në përjetësi.
Dafinë e bukura kunorë e thurrur për lirinë.
E veshur me blerime plot kjo tokë
agimet pret agimet vetë i zgjon.

Degën e dafinës e lëkundi
flladi i veriut dhe në jug.
Ditët i përcjellin njëra-tjetrës
gazin e pranverave të jetës.

ObserverKult

———————————————————————-

LEXO EDHE: ROSELA GJYLBEGU: TË DUA EDHE PSE S’MJAFTON (TEKSTI DHE KËNGA)

Rastësia ty të sjell tek unë
Të kujtoj më detyron
Sikur të isha një pasqyrë
Për sytë e tu
E të shikosh.

Se je loti që vret
Dhimbjen ledhaton
Ti je ndjenja që flenë
Dhe sot
Sa e dua tek unë
Zërin ta dëgjoj
Do mbetet dëshirë
Kjo dashuri.

Ndonjëherë unë ndjehem bosh
Sa shumë
Ndonjëherë dhe s’e pranoj
Jo
Ka momente më mungon pa fund
Por të dua
Edhe pse s’mjafton.

Se je loti që vret
Dhimbjen ledhaton
Ti je ndjenja që flen
Dhe sot
Sa e dua tek unë
Zërin ta dëgjoj
Do mbetet dëshirë
Kjo dashuri.

Dhe akoma s’e pranoj
Atë që ndjej
Por e di dhe e kuptoj
Udhëtim vitet do jenë
Tek lotët do gjej shpresë.

Se je loti që vret
Dhimbjen ledhaton
Ti je ndjenja që flenë
Dhe sot
Sa e dua tek unë
Zërin ta dëgjoj
Do mbetet dëshirë
Kjo dashuri.

Do mbetet dëshirë
Kjo dashuri…


LEXO EDHE: ROSELA GJYLBEGU: S’DUA MË TË DASHUROJ… (TEKSTI DHE KËNGA)