Myfarete Laze: Lulet e majit (Teksti dhe kënga)

Interpreton Myfarete Laze

Një ditë të bukur maji unë të hetova
mshehë ndër gema t’shpeshta tek një lule
me ëndje n’zemër të kundrova
deri sa një ditë në dorë m’u përkule

Por tashma je vyshkë e s’ke ma erë
gjethet e tua ma për mu s’kanë vlerë
nuk je lulja e bukur e ditës majit
por je lulja n’zemër time t’vajit

Ishe ti ma e mira ndër lule të tjera
lule e bukur  mbushur plot me lule
pse fletë e tua lule i ka marrë era
pse kaq shpejt n’pranverë ndërrove fytyrë

Por tashma je vyshkë e s’ke ma erë
gjethet e tua ma për mu s’kanë vlerë
nuk je lulja e bukur e ditës majit
por je lulja n’zemër time t’vajit.

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Kliko edhe:

MYFARETE LAZE MES LOTËSH: NUK E IMAGJINOJ DOT, MË DHEMB SHUMË IKJA E TIJ…

Mes lotësh në një komunikim me News24, këngëtarja Myfarete Laze tha se nuk e besonte dot humbjen e kantautorit të njohur, Kujtim Prodanit, të cilin u shpreh se e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij.

Laze thotë se ai ishte një artist i vërtetë që nuk bënte kurrë kompromis me antivlerat.

“Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohur që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult