Myfarete Laze: Mos u trishto… shpreso (teksti dhe kënga)

Nëse dita sot shpirtin ta rëndoi,
Mos u trishto, të them shpreso,
Kur një shi me lot qiellin ta mbulojë,
Mos u trishto, të them shpreso.
Lulja kokën ngre, kur një rreze del,
Dhe tek ajo shikon ditën që agon,
Ndez një diell brenda shpirtit shpresa,
Ti ringjallesh, jeto.

Kape ditën tënde,
Mos e mbyt atë me lot,
Mos i thuaj, mos i thuaj vetes,
Të rrosh a të mos rrosh.
Hape zemrën, ndize shpresën,
Të jetojë me ty njeri,
Edhe mos thuaj duke ndenjur,
Më shpëto o Perëndi.

Nëse dita sot shpirtin ta rëndoi,
Mos u trishto, të them shpreso!
Kur një shi me lot qiellin ta mbulojë,
Mos u trishto, të them shpreso!
Lulja kokën ngre, kur nje rreze del,
Dhe tek ajo shikon ditën që agon.
Ndez një diell brenda shpirtit shpresa,
Ti ringjallesh, jeto.

Kape ditën tënde,
Mos e mbyt atë me lot,
Mos i thuaj, mos i thuaj vetes,
Të rrosh a të mos rrosh.
Hape zemrën, ndize shpresën,
Të jetoj me ty njeri,
Edhe mos thuaj duke ndenjur,
Më shpëto o Perëndi.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

Myfarete Laze është këngëtare e njohur nga Shkodra. Ajo që në moshën 18 vjeçare iu ngjit skenës së festivlit të madh.

Suksesi që ka pasur në këngët e saj ishte i padiskutueshëm, madje edhe vetë Vaçe Zela e ka përzgjedhur atë në këngën që do të këndonin në versione të ndryshme. Bashkëkonkurrente me të ka qenë edhe Ema Qazimi dhe Irma Libohova, të cilat kanë pasur vokal brilant.

Myfaretja, në fakt, është cilësuar në më të shumtën e rasteve me çmime të treta. Ajo vazhdon të ketë aktivitete dhe koncerte në vende të ndryshme të botës si këngëtarët e tjerë të muzikës sonë.

Së fundi ajo ka nxjerrë albumin me titull, “Më mungon”, duke e mbushur një boshllëk që e kishte kohë të gjatë.

MYFARETE LAZE: LULET E MAJIT (TEKSTI DHE KËNGA)