Këngëtarja Albina Kelmendi të cilën tashmë e njihni me këngën “Duje” me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision ka sjellur kohë më parë për publikun një version të këngës popullore “Na çeli prap thana”.
Videoklipi i këngës u realizua nga Publico Group.
Na çeli prap thana, o
Djalin e pret nana.
Djali qe sa vjet-e, o
Ka shku në gyrbet-e
Shpirt, o shpirti i dadës, o
Oe, o, shpirt o shpirt i dadës-o
U djegsh, o gyrbet, o
Që na la-e shkret-
Kur me la-e vetëm-o
M’mbeti kryet mbrapa
Shpirt, o shpirt i dadës-o
Oe, o shpirt, o shpirti i dadës-o
M’la nuse t’re, o
M’bane grue t’ve
Po qaj e lotoj-e, o
Medet s’un duroj-e
Shpirt o shpirt i dadës, o
Oe, o, shpirt o shpirti i dadës, o.
Këngën muind ta ndiqni duke klikuar KETU
ObserverKult
Kliko edhe:
“HAJREDIN PASHA O PO I VJEN O RADIKËS…”, KËNDON ALBINA KELMENDI (TEKSTI DHE VIDEO)