VIDEO: 10 këngë të bukura shqiptare kushtuar dashurisë

10 këngë kushtuar dashurisë

“Dashuria është e vetmja gjë e vërtetë që ia vlen të bëhet. Gjithçka tjetër është dytësore”, ka thënë Osho. E kush nuk i dorësohet prangave të saj? Kush nuk ndjehet sikur po fluturon, kur vërtet gjendet në krahët e saj?

Si ndjehemi me njeriun e zemrës, me njeriun e ëndrrave përkrah?
Këto këngë që ObserverKult ka përzgjedhur për ju, sigurisht që do t’ua kujtojnë ëmbëlsinë e të qenit të dashuruar:

Nexhmije Pagarusha: Për ty vuaj për ty këndoj

Tonin Tërshana: O moj bukuroshe

Vaçe Zela: Lemza

Ardit Gjebrea: Kur të jesh mërzitur shumë

Pirro Çako: Herët apo vonë

Aleksandër Gjoka: Të lutem falmi sytë e shkruar

Luan Zhegu& Liljana Kondakçi: Pranë detit

Bik Ndoja: Si dukat i vogël je

Sabri Fejzullahu & Ledina Çelo: Ma ke prishë gjumin e natës

Rovena Dilo: Dorëzohem

ObserverKult

Kliko edhe:

ORHAN PAMUK: DHIMBJET E DASHURISË NA MBËRTHEJNË FORT NË PIKËN TONË MË TË DOBËT

Nga Orhan Pamuk

“…Dhimbjet e dashurisë së vërtetë zënë rrënjë në thelbin e ekzistencës sonë, na mbërthejnë fort në pikën tonë më të dobët dhe duke u ngërthyer me dhimbjet e tjera, degëzohen dhe shtrihen në të gjithë trupin dhe jetën tonë asisoj, sa është e pamundur t’i vesh fre.


Te të dashuruarit e pashpresë, kjo dhimbje mund të provokohet nga çdo ngjarje, nga vdekja e babait që është tejet dëshpëruese, por edhe nga një fatkeqësi e rëndomtë, siç është humbja e çelësit, me një fjalë të gjitha ngjarjet e tjera që të lëndojnë, çdo problem apo shqetësim mund të ngacmojë.

Ai që vuan e lëngon për hir të dashurisë, sikurse unë, mendon se të gjitha vuajtjet e tjera do të marrin fund po të mbarojnë brengat dashurore, por kështu, pa e kuptuar, i thellojnë edhe më shumë plagët e shpirtit…”

*Nga “Muzeu i pafajësisë”

ObserverKult