Na ishte njëherë një grua që u dashurua sërish

të ndjej grua... falim po hap

Nga Rielna Paja

Kushtuar grave që luftojnë në heshtje me jetën, nënave që mbajnë familje uni -prindërore, grave që kanë humbur bashkëshortin, vajzave e grave të zhgënjyera nga dashuria e martesa e parë.

Përrallat flasin përherë për një princeshë që ra në dashuri për herë të parë me një princ. U martuan e jetuan përgjithmonë të lumtur…

Por duhet të shkruhen edhe përralla në të cilat princesha arrin të dashurohet për herë të dytë.

Historia duhet të fillojë…Na ishte njëherë një grua që u dashurua sërish. Do t’u jepte shumë më tepër shpresë.

Gratë që janë zhgënjyer nga dashuria janë më të vështira për t’ u pushtuar. Ato nuk ëndërrojnë shumë, shpesh ia mbathin, fshihen, të bëjnë t’i ndjekësh, duan t’u kushtosh vëmendje, kanë kërkesa, duan.

Jo gjithmonë besojnë dhe ndonjëherë largohen. Nuk shikojnë më një hero, por një burrë të zakonshëm, një burrë të aftë t’i tradhtojë, t’i zhgënjejë, t’u shqiptojë gënjeshtrat e zakonshme.

Përrallat duhet të fillojnë edhe me një kështjellë të rrënuar dhe më shumë se një princeshë, protagonistja duhet të jetë një luftëtare.

Është më i admirueshëm një burrë që bën për vete një grua të tillë, sesa një burrë i idealizuar.

ObserverKult


grua

Lexo edhe:

KJO DASHURI E SËMURË, E PAUSHQYER, BËRË ME FJALË TË THYERA…

Tekstin mund ta lexoni KËTU: