Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të bukura të autorit të famshëm të romanit “Lolita”, Vladimir Nabokov.
“Sa më shumë të dashurohesh me një kujtim, aq më i fuqishëm dhe më i çuditshëm bëhet ai”.
“Vetmia si një situatë mund të kurohet, por si një gjendje mendore është një sëmundje e pakurueshme”.
“Krijesat e para në tokë që e kuptuan konceptin e kohës ishin edhe krijesat e para që buzëqeshën”.
“Vitet e tëra me vuajtje në heshtje më kanë mësuar rëndësinë e vetëkontrollit”.
“Shuarja e një dallge nuk mund t’i japë kuptim gjithë detit”.
“Ne jetojmë jo vetëm në një botë me mendime, por gjithashtu në një botë me gjëra. Fjalët pa eksperiencë janë të pakuptimta”.
“Gjenialiteti është të gjesh lidhjet e padukshme midis gjërave”.
“Mos u mërzit me shiun, ai thjesht nuk di se si të bjerë mbrapsht”.
“Jeta është thjesht një pjesë e vogël drite midis dy errësirave të pafundme”.
“Asgjë nuk ta rikujton të shkuarën aq mirë, sa një aromë që ka qenë e lidhur me të”.
—————-
Lexo edhe:
NABOKOV: TË DUA NGA KOKA TEK THEMBRAT…BETOHEM SE TË DUA SI KURRË ASKËND MË…
Shumë kohë para se Vladimir Nabokov, (22 prill 1899 – 2 korrik 1977) u bë një shkrimtar i njohur dhe një njeri me mendime të forta të respektuara, ndodhi ngjarja më e rëndësishme e jetës së tij: 24-vjeçari Vladimir takoi 21-vjeçaren Vera.
Ajo do të vinte të ishte jo vetëm si dashuria e tij e madhe, dhe gruaja për gjysmën e jetës së tij, por edhe si një nga mënyrat më të mëdha të historisë krijuese duke vepruar si redaktore, ndihmëse, administratore, agjente, arkiviste, shofere, hulumtuese, stenografe në katër gjuhë, dhe madje edhe truproja e tij. Vera, u bë e famshme që mbante një pistoletë të vogël në çantën e saj për të mbrojtur burrin e saj nga vrasja pasi ai u bë autori më i famshëm dhe më skandaloz i gjallë i Amerikës.(Kur u botua Lolita)…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
ObserverKult