Napoleon Lapathiotis: Ish ajo natë, që unë, sa kisha vdekur…


Ishte një mbrëmje thellësisht e mrekulluar.
Mbrëmje e brishtë, e patravajë, një ëndërrim! –
Që kurrë, kaq shumë, pasditja plot shkëlqim,
nuk pat ndriçim kaq madhështor, si gur i çmuar…

Tek drita zhbëhej – siç kur zbehet agonia, –
përmbi balsamin që në kopshte kishte mbirë,
ku lulet deheshin nga erë e tyre e mirë,
dhe shfaqej e pashoqe, e përkryer, harmonia…

Askurrë një perëndim i tillë s’ kish ekzistuar,
në të piktorëve frymëzime romantike.
Sa dhe mermerët e varroshëve antike,
me një lavdi mbushur mister ishin qarkuar…

Kur mugëtira horizontet kishte prekur
dhe nata thurrte qetësisht magjinë,
hëna gjithkund ndriçon dhe flakërin…
Ish ajo natë, që unë, sa kisha vdekur…

Shqipëroi: Arqile Garo

Titulli i origjinalit: “Një mbrëmje e thellë, e mrekulluar”