Falmë, engjëlli im pa emër,
s’dita të të ruaj nga shëmtia e botës.
Falmë, vargu im i pathënë,
ndoshta jam ankuar tepër
nga pesha e dashurisë tënde!
Ti ike, pa zë,
pa klithmë,
pa qarë e pa qeshur,
pa e parë as qiellin,
as atë renë në formën e zemrës,
as gjethen,
as fytyrën e nënës.
Ndoshta, vetëm erën ma more
të mbetesh Ermir
mes të kthjelltave,
këngëve të pathëna,
si engjëj të pavdirë
që sa të kem frymë
do t’më dhembin përbrenda.
Nga era do të t’gjej një ditë
atje ku rri,
nëna.
ObserverKult