Ndahet nga jeta aktori 31-vjeçar, Moses J. Moseley

Një lajm i hidhur vjen nga bota e Hollywood! Aktori i njohur, Moses J. Moseley, ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare.
Ai u gjet i pajetë në banesën e tij në Stockbridge të Georgia.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së aktorit.

Moseley u bë mjaft i njohur me rolin e tij në filmin “The Walking Dead”. Menaxheri i Moseley në një deklaratë është shprehur se aktori ishte mjaft i dashur për të gjithë dhe shumë i talentuar.

“Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që e takuan. Një dritë në sytë e të gjithëve”, tha menaxheri i Moseley në një deklaratë.

Ai ishte një person i mrekullueshëm dhe nëse do të kishe mundësinë ta takoje, ai do ta bënte ditën tënde të mrekullueshme. Ai ishte shumë i talentuar, ishte një mik i madh, ai lloji që mund të thërrisje për çdo gjë. Ai ishte gjithmonë i emocionuar, për jetën dhe punën në biznesin e argëtimit”, ka theksuar menaxheri.

Moses J. Moseley ka luajtur edhe në projekte të tjera si: Joyful Noise, The Internship, Queen of the South, Watchmen dhe Blood Scroll: Horror Stories.
Por fama e tij u rrit më së tepërmi me rolin si Mike në “The Walking Dead”. /lapsi.al

__________________________

Lexo edhe:

NDËRRON JETË AKTORI I NJOHUR

Aktori i njohur, Morgan Stevens, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Një burim i afërt me aktorin ka treguar për mediat se ai nuk ishte parë apo dëgjuar prej disa ditësh.

Për këtë arsye një fqinj thirri autoritetet për të bërë një kontroll shëndetësor dhe u gjet i vdekur. Sipas “TMZ”, Stevenes dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale, transmeton ‘lapsi.al’.

Ai ishte i njohur për portretizimin e mësuesit David Reardon në dy sezone të “Fama”, shfaqje e viteve 1980 që ndjek jetën e studentëve dhe të pedagogëve në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult