Ndahet nga jeta, aktori i njohur, Adan Canto

Aktori i njohur, Adan Canto, i cili ishte i njohur për shfaqjet televizive amerikane si “Designated Survivor” dhe filma duke përfshirë X-Men: Days of Future Past, u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare.

Bëhet me dije se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e kanceri të apendiksit.

Canto ishte këshilltari i sigurisë kombëtare në “Designated Survivor” së bashku me Kiefer Sutherland, i cili e nderoi aktorin si “një shpirt kaq i mrekullueshëm”. Ndërkohë familjarë dhe miq si dhe ata që e kanë njohur kanë shkruar të pikëlluar në rrjetet sociale për vdekjen e tij.

Gruaja e Cantos, Stephanie Ann ka postuar një foto të tyre së bashku, dhe ia ka bashkangjitur edhe një mbishkrim.

“Përgjithmonë thesari im Adan, shihemi së shpejti”.

Në njoftimin zyrtar, publicisti i tij, Jennifer Allen ka thënë ndër të tjera, se i ndjeri do t’u mungojë gjithë atyre që e kanë njohur,

“Si aktor e ka pasur dëshirën që të bëjë mirë, të jetë i mrekullueshëm … pafundësisht do të na mungojë. Më vjen keq edhe për gruan e tij dhe dy fëmijët për humbjen e më të dashurit të tyre. Adan, u prefsh në paqe”, ka shkruar ndër të tjera publicisti i tij.

Ndërsa ylli Maggie Q, ka shkruar.

“Shoku im i mirë. Ti ke qenë niveli i personit që madje as Hollywoodi nuk të ka merituar. Ti je veçuar për sjelljen tënde, ngrohtësinë dhe zemërgjerësinë për familjen tënde . Dhe gjithmonë për të bërë gjënë e duhur. Askush nuk do të jetë si ti dhe madje as nuk do të vijë dikush si ti. Nuk po e kuptoj këtë. Çdokush që të ka njohur ka qenë me fat. Kjo është krejt ajo që di për ty”. /bbc

ObserverKult


Lexo edhe:

JASMINA KOTRRI: O SHPIRTI JEM BESNIK…

Poezi nga Jasmina Kotrri

O shpirti jem besnik,
sa shumë të kam përpjestúe,
ndër hove,
që ritmin ta kanë cungúe.
Ndër érna,
të kam lanë
me u thâ,
të atyne
që shpesh të kanë vrâ.
Ndër vrapime
të kam ndjekë
si fmi,
sa herë që doren
na kanë shtrí.
O shpirti jem fisnik,
sa shumë të kam lakúe,
ndër “miq”
që të kanë “zhburrnúe”
pa dert hiç,
e copë e grimë
ta kanë bâ
çdo ndjesí.
E tash
borxhi jem ásht,
má fort
me të dashtë
e me të udhëzúe,
me múe bashkë,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult