Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori Burt Young, i njohur për rolin e tij Paulie Pennino në filmat e Rocky Balboa.
I ndjeri, aktori Young është nominuar për Oscar për aktorin më të mirë mbështetës në vitin 1977 për rolet e tij si shok dhe si ‘kunat’ i boksierit Rocky, rol që është luajtur nga Sylvester Stallone.
Stallone ka shkruar së fundmi një mesazh ngushëllimi për Young në rrjetet sociale, derisa e ka quajtur “njeri dhe artist të madh”.
“Unë dhe bota do ta ndjejmë mungesën tënde”.
Ndërkohë Young është shfaqur në filmat e Rockyt në vitin 1976. Ai e ka luajtur rolin e Paulie në gjashtë filmat e Rockyt por nuk është kthyer në vitin 2015 në filmin Creed. /bbc
ObserverKult
Lexo edhe:
MOS GUXO TA PREKËSH! NUK KA FORCË MË TË MADHE SE NJË NËNË QË MBRON FËMIJËN E SAJ
Nga Samire Ademi Lutolli
Unë e mësova të çohet në këmbë dhe të ecë, të ketë kujdes çfarë ha dhe të vendosë kapelën mbi veshët e tij në dimër.
Ia kam lidhur lidhëset e këpucëve dhe e kam ngushëlluar në skenat e dhimbshme të filmave vizatimorë.
Unë ia kam shpjeguar atij ndryshimin midis anës së ndritshme dhe të errët të botës dhe njeriut. E kam mbajtur dhe përkëdhelur, i kam ndaluar dhe i kam lejuar.
Unë!
Nuk kam fjetur natën duke pritur që t’i binte temperatura, kam hedhur shumë para në lodra vetëm për ta parë të lumtur. Jam ndjerë fajtore kur kam qenë shumë e ashpër ose kur i kam lënë shumë hapësirë. Kam vrapuar në kopshte, qëndrim ditor, në mbledhjet e prindërve, kam mësuar të përgatisë dhe të gatuajë për shkak të tij. Kam ndërruar njëqind pastrues rrobash për të gjetur atë ndaj të cilit nuk është alergjik …
Unë jam ajo së cilës asnjë sukses nuk i vlen as sa gjysma e psherëtimës së tij!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
NDOC PAPLEKA: DËSHMORIT PA VARR
Poezi nga Ndoc Papleka
Oooo!
Bjeshka ia përcjell bjeshkës,
agimi ia përcjell agimit
dhe viti vitit
thirrjen time…
O, ku je?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult