Ndahet nga jeta aktori i njohur, Kenneth Mitchell- vuante nga kjo sëmundje

Kenneth Mitchell, aktori kanadez, i njohur për rolet në serialet “Star: Trek: Discovery” dhe gjithashtu në filmin “Captain Marvel” u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Ai për pesë vjet me radhë ka jetuar me sëmundjen, që përfshin çrregullime neurologjike, apo e njohur si skleroza, gjegjësisht e quajtur A.L.S e cila shkakton paralizë. Kështu ka njoftuar familja e të ndjerit, aktorit Mitchell, përmes një njoftimi për media.

Tek “Captain Marvel”, ai ka luajtur rolin e babait superhero, Carol Danvers. Gjithashtu ai ishte i njohur edhe me portretin që i ka bërë Eric Green në serialin “Jericho”, Joshua Dodd në serialin “Nancy Drew”, një lojtar i hokejit në filmin “Miracle” dhe gjithashtu me paraqitje edhe në shumë filma të tjerë.

Mitchell po ashtu ka luajtur edhe tek Klingons Kol, Kol –Sha dhe Tenavik, si Aurellio, në “Star Trek: Discovery”, dhe ka pasur zërin e shumë karaktereve, në episodet e shumta të “Star Trek: Lower Decks”.

I ndjeri, Mitchell ka jetuar së bashku me gruan e tij, aktoren Susan May Pratt, dhe fëmijët në Los Angjelos. Ai ka lindur me 25 nëntor të vitit 1974 në Toronto, me prindër Diane dhe David Mitchell.

Ndryshe, Mitchell është diagnostifikuar me sëmundjen A.L.S në vitin 2018. /nytimes.com

ObserverKult


Lexo edhe:

PORTRETI I GUSTAV KLIMT ËSHTË GJETUR PAS POTHUAJSE 100 VITESH

Një pikturë e realizuar nga artisti autriak Gustav Klimt që besohet se kishte humbur për gati 100 vite është gjetur në Vjenë.

Bëhet fjalë për portretin e Fraulein Lieser që njëherë i përkiste një familjeje çifute në Austri dhe së fundi herë që është parë në publik ka qenë viti 1925. Por fati i kësaj pikture është disi i paqartë, por familja aktuale thonë që e kishin pikturën që nga vitet e ’60. Shtëpia e ankandeve e ka vlerësuar këtë pikturë me vlerën prej më shumë se 54 milion dollarë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Ndre Mjeda

NDRE MJEDA: VAJI I BYLBYLIT

Po shkrihet bora,
Dimri po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

Pushoi murrlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou, mos rri shkret.

Gjith’ fushët e malet
Blerimi i mbëloi;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoi.

Ndër pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjithkend.

E tuj gjimue
Shkon rreth e rreth
Nji prrue që veret
Rrjedh nëpër gjeth.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult