Ndahet nga jeta aktori i njohur, Lew Palter- luajti edhe te “Titanic”

Lew Palter, aktori  i njohur për rolin në “Titanic”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Këtë e ka konfirmuar vajza e tij Catherine për The Hollywood Reporter, e cila zbuloi se shkaku i vdekjes së aktorit ishte kanceri në mushkëri.

Lew ka spikatur ndër të tjera në shfaqjet e tij në, “The Flying Nun”, “Columbo”, “The Brady Bunch”, “Hill Street Blues” dhe “LA Law”. Ai mësoi studentë që kanë arritur famë globale, duke përfshirë të nominuarit për “Oscar”: Don Cheadle dhe Ed Harris. Po ashtu të nominuaren për “Emmy”, Cecily Strong.

Në skenën e famshme “Titanic”, Straus dhe gruaja e tij qëndrojnë në shtrat së bashku në vend që të përpiqen të arratisen nga anija fatkeqe ndërsa uji kalon nëpër dhomën e tyre. “Për kaq shumë vite u mburra se mësuesi im ishte plaku në Titanik që zgjodhi të qëndronte në shtrat”, postoi Strong.

“Palter dinte ta jetonte mirë jetën. Si t’i mësoni studentët të jenë jo vetëm aktorë më të mirë, por edhe njerëz më të mirë”.

Ylli i “Steagle” Lew Palter ka lënë pas vajzën e tij, Catherine Read Palter, të cilën e ka me gruan e tij, aktoren Nancy Vawter.

Zbulimi i vdekjes së tij vjen disa ditë pasi bota mësoi fatin e tmerrshëm të pesë pasagjerëve zhytës Oceangate, të cilët udhëtuan poshtë oqeanit me nëndetësen Titan për të parë Titanikun legjendar./bordo.al

ObserverKult


Lexo edhe:

FLET KATE WINSLET: JA TMERRET QË I PËRJETOVA PAS ROLIT NË “TITANIC”

Aktorja e njohur, Kate Winslet, rrëfeu se u ndje e bullizuar. Kjo pas filmit “Titanic”. Derisa ky film rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm.

Sipas aktores, mediat britanike u treguan shumë të ashpra me të. Madje e kritikuan për një sërë arsyesh.

Kjo duke nisur nga pesha tek mënyra si Winslet menaxhoi famën e menjëhershme pas rolit protagonist në film.

“Ishte ndryshe nga njëra ditë në tjetrën. Isha subjekt i vëzhgimit fizik. Por edhe personal. U kritikova shumë. Shtypi britanik ishte me të vërtetë i keq me mua. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult