Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Agron Llakaj ka humbur babanë e tij.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë aktori me anë të një postimi tejet prekës.
Përkrah një fotoje me dy prindërit e tij, të realizuar në 88-vjetorin e të atit, Agroni ndan me ndjekësit dhimbjen e madhe që ai ndjen.
Aktori tregon se sot në mëngjes e ka takuar të atin, e ka puthur dhe përqafuar pa e ditur që ajo do të ishte hera e fundit.
“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit
Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!
U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit.
Babi im, ike…,po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi…
Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!
Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish! Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje ti!
Sa më mungon mor bab…ahhhh…”, ka shkuar ai në postimin e tij, teksa të menjëhershme kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për të./ vjosa.net
ObserverKult
Lexo edhe:
AGRON LLAKAJ PËRLOT ME MESAZHIN PËR VDEKJEN E AKTORIT KOÇO DEVOLE
Për humbjen e madhe që pësoi arti me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Koço Devole, ka reaguar edhe Agron Llakaj.
Aktori i njohur përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale shprehet se humori sot humbi gjeneralin e tij.
“Mund të gjeja një fotografi më të bukur, por ky karakter yti më con të Chaplin….. Sa aktor i bukur, sa komik, skenarist e regjisor, karikaturist me shije të hollë. Ishe gjithçka që mjeshtëria e humorit kërkon. Kush si ty?!Humori sot humbi Gjeneralin , e kam thënë dhe do ta them sa Zoti të me japë frymë dhe jetë….Dimensioni Yt artistik i pakrahasueshëm, elegant dhe fisnik, aktor papioni.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult