Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis, ka vdekur në moshën 54-vjeçare, ka thënë nëna e saj.
“Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley.
Lisa Marie, gjithashtu një këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital të enjten. Mediat amerikane thonë se ajo pësoi sulm kardiak.
“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha Priscilla Presley në një deklaratë.
Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes.
Ngushëllimet filluan të vijnë nga e gjithë Amerika menjëherë pasi u raportua vdekja e yllit, raporon BBC./shqip
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, ADAM RICH
Ylli i “Eight Is Enough” Adam Rich ka vdekur në moshën 54-vjeçare në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit.
Danny Deraney, publicisti i Rich, e përshkroi në një deklaratë si “thjesht një djalë të mrekullueshëm”.
“Ai ishte i sjellshëm, bujar dhe një luftëtar në luftën kundër sëmundjeve mendore”, shkroi Deraney në Twitter.
“Adami nuk kishte asnjë grimcë egoje. Ai ishte altruist dhe gjithmonë kujdesej për ata që i interesonte. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz që u rritën me të ndihen të trishtuar dhe sikur u ka ikur një pjesë e fëmijërisë së tyre”.
Vdekja e Rich u raportua fillimisht nga TMZ, e cila citoi një anëtar të familjes. Deraney i tha “Associated Press” se Rich luftoi me një lloj depresioni të pashërueshëm…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU