Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur, Rita Lee

Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare “Mbretëresha e Rokut” në Brazil, Rita Lee.

Një ish-anëtare e Os Mutantes, një prej grupeve të rokut më me shumë influencë në Brazil, ajo pati një karrierë muzikore që zgjati më shumë se 50 vite.

Albumi i saj (Forbidden Fruit) konsiderohet si një ndër klasikët e muzikës braziliane.

Sipas njoftimit të bërë në media, Rita Lee u diagnostikua me kancer në vitin 2021 dhe ndërroi jetë pranë familjarëve të saj në Sao Paulo.

Homazhet për kantautoren e famshme do të mbahen në qytetin e saj të lindjes, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh i fansave të muzikës së saj./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

LAJM I TRISHTË, NDËRRON JETË MUZIKANTI I NJOHUR NË MOSHËN 30-VJEÇARE

Ylli i “America’s Got Talen“, Jay Jay Phillips, ka vdekur pas një beteje me COVID-19, sipas “TMZ”. Ai ndërroi jetë në 30-vjeçare.

Trupi i Phillips thuhet se u gjet nga nëna dhe e dashura e tij në “Ditën e Falënderimeve” kur shkuan në shtëpinë e tij për ta kontrolluar, transmeton ‘gazeta infokus’.

Një i afërm i të ndjerit tha për mediat se rokeri ishte i pavaksinuar.

Grupi i Phillips, Metal Maffia, bëri njoftimin zyrtar.

“Me pikëllim të madh ju informojmë të gjithëve për humbjen e shokut/vëllait/dhe shokut tonë të grupit”, tha grupi në një deklaratë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


TINGUJT E MUZIKËS BAROKE ‘MBËRTHEJNË’ QYTETARËT E VLORËS (VIDEO)

U mbajt në qytetin e Vlorës edicioni i tetë i Festivalit të muzikës baroke. Artistët dhuruan emocione përmes repertorit barok italian të viteve 1600-1700, jo vetëm në instrumentale por edhe në vokal.

Tingujt e muzikës së vjetër krijuan një atmosferë magjike nën perëndimin e diellit në bregdetin e Vlorës

Festivali ndërkombëtar i muzikës baroke është rikthyer përsëri në qytetin e Vlorës me edicionin e tij të tetë.

Ky festival i muzikës së vjetër është zhvilluar buzë detit në ambientet e Petroliferës. Ndërsaiu dedikua kryesisht muzikës baroke italiane të viteve 1600-1700. Jo vetëm në instrumentale por edhe në vokal.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult