
U nda nga jeta në moshën 91-vjeçare Roger Sweet, dizajneri legjendar që konsiderohet si krijuesi i figurës së famshme “He-Man”. Ai humbi jetën pas një beteje me demencën.
Sweet ishte një nga emrat kryesorë të Mattel gjatë viteve ’70 dhe ’80, ku drejtoi projekte të rëndësishme në departamentin e dizajnit dhe la gjurmë në industrinë e lodrave.
Historia e krijimit të “He-Man” nisi pasi kompania refuzoi mundësinë për të prodhuar lodra të frymëzuara nga “Star Wars” në vitin 1976. Pas këtij vendimi, Mattel vendosi të krijonte një hero të sajin.
Roger Sweet mori figurën ekzistuese Big Jim dhe e transformoi, duke i shtuar trup më muskuloz dhe pamje luftëtari. Ky model u bë baza e personazhit që më vonë do të pushtonte tregun global.
Më pas, Mattel në bashkëpunim me “Filmation” sollën serialin vizatimor “He-Man” and “the Masters of the Universe”, i cili u kthye në fenomen dhe e bëri heroin një ikonë të brezave.
Roger Sweet lë pas bashkëshorten e tij Marlene, ndërsa emri i tij do të mbetet përgjithmonë i lidhur me një nga figurat më të dashura të fëmijërisë./tema
ObserverKult
Lexo edhe:






