Ndahet nga jeta muzikanti i njohur, Jeff Beck

Një nga kitaristët më me ndikim të rock-ut të të gjitha kohërave, Jeff Beck, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Muzikanti britanik mori famë të jashtëzakonshme si pjesë e Yardbirds, ku zëvendësoi Eric Clapton, përpara se të formonte grupin Jeff Beck me Rod Stewart.

Toni dhe prania e tij ripërcaktuan muzikën e kitarës në vitet ’60 dhe ndikuan në lëvizje si jazz-rock dhe punk. Vdekja e Beck u konfirmua në faqen e tij në Twitter.

“Në emër të familjes së tij, me pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Jeff Beck”, thuhet në njoftim që vijon: “Pas kontraktimit të papritur të meningjitit bakterial, ai ndërroi jetë”.

I lindur në Wallington, Surrey, muzikanti ra në dashuri me ‘Rock and Roll’ dhe ndërtoi kitarën e tij të parë si adoleshent.

 “E para që ndërtova ishte në vitin 1956, sepse Elvis ishte jashtë dhe gjithçka që dëgjoje për muzikën pop ishte kitarë. Dhe pastaj u magjepsa. Jam i sigurt se e njëjta gjë vlen edhe për shumë njerëz.”

Kitaristi qëndroi me Yardbirds për gati dy vjet, përpara se të deklaronte se do ta linte fare muzikën dhe do të publikonte këngën e tij të parë solo Hi Ho Silver Lining.

Megjithatë, ai u kthye shpejt me grupin Jeff Beck. Por grupi ishte i pakënaqur me një turne në SHBA që kishte rregullisht në debate dhe përleshje fizike. Këngëtari Rod Stewart dhe basisti Ronnie Wood u larguan në vitin 1970 për t’u bashkuar me Small Faces (më vonë The Faces), dhe kur Beck u lëndua në një aksident me makinë, atij iu desh të ndalonte karrierën e tij./(gazetashqip)

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR, ADAM RICH