Dirigjenti finlandez, Leif Segerstam, i cili drejtoi orkestra anembanë botës, shkroi më shumë se 370 simfoni dhe e quajti veten “Jezusi i muzikës”, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.
Ai ishte i njohur për drejtimin e tij kapriçioz dhe energjik me flokët dhe mjekrën e gjatë të bardhë.
Transmetuesi publik finlandez, YLE njoftoi vdekjen e tij, duke cituar djalin e tij Jan, i cili tha se babai i tij kishte vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër.
Leif Segerstam ka dirigjuar orkestra në mbarë botën, përfshirë atë të Çikagos, Filarmoninë e Los Anxhelesit, Simfoninë e Radios së Vjenës, atë të Torontos dhe Orkestrën Filarmonike Mbretërore të Liverpulit.
I lindur në një familje muzikantësh, mësoi të lexonte në moshën trevjeçare, të deshifronte fletët e muzikës në moshën pesëvjeçare dhe të kompozonte pjesën e tij të parë në moshën gjashtëvjeçare.
“Unë jam pothuajse si Jezusi i muzikës”, tha ai dikur duke shtuar se ”në botën e muzikës, kam të vërteta po aq të çmuara sa mësimet e Jezusit”./oranews
ObserverKult
Lexo edhe: