Ndahet nga jeta përkthyesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Armin Tirana

Armin Tirana, një publicist dhe përkthyes i njohur, është ndarë sot nga jeta pas një goditje të papritur në zemër.

Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë së bashku me familjen e tij. I lindur në një familje të vjetër tiranase, djalë i Ali Tiranës, nip edhe i familjes së njohur Vrioni, Armini ishte mishërim i urtësisë, kulturës dhe dinjitetit.

Lajmi për ikjen e papritur të tij, është pritur me trishtim nga çdokush që e ka njohur, duke lënë në hidhërim të thellë familjen, të afërmit dhe miqtë e tij të shumtë në Tiranë dhe kudo ku ka jetuar./ gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

ALI PODRIMJA: AI QË NUK TË PA ÇAMËRI

Poezi nga Ali Podrimja

Desha të takoj Marko Boçarin  
                   Bajronin tek luante me rrufe 
Nuk kisha as Shpatë as Kalë 
         E i lartë Suli

Me arrabaxhinë isha vetëm 
‘i buzëqeshje të Bjeshkëve të Namuna kisha
        dhe Flakën në sy

por i madh terr kishte rënë

Para se të mbyllej në qiell
              Desha të takoj Marko Boçarin
Në rigë shiu pikëlonte Bajroni
              Mjeri û për Janinën

Seç e kishte shituar arrabxhinë
         namë e perëndive

        ishin dridhur tokëqielledet
        rrënjëve të dheut
ishte kurthuar koha ime

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult