Është ndarë nga jeta sot piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.
Oseku nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.
Ali Oseku ka lindur në vitin 1944 në Tiranë. Kreu LA “Jordan Misja” për pikturë dhe ndoqi studimet e u diplomua në ILA (1969).
Në vitet 1970–1973 realizoi skenografinë dhe kostumet për operën “Traviata”, baletin “Historia e një kënge”, dramat “Viti ‘61″, “Orfeu zbret në Ferr”, “Yll pa emër”.
E në vitin 1973 u dënua për “shfaqje të huaja borgjezo-revizioniste” në krijimtarinë e tij si skenograf dhe u dërgua në punë riedukuese në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan.
Ndërsa nëvitin 1975 u arrestua, u dënua dhe vuajti dënimin deri në vitin 1979 si i burgosur politik; më pas punoi si punëtor.
U rikthye në vitin 1991 në veprimtarinë artistike si piktor në Galerinë Kombëtare të Arteve, njëkohësisht pedagog i jashtëm i pikturës në Akademinë e Arteve, ndërsa ku në vitin 1998 ka kaluar si përgjegjës i ateliesë së grafikës.
I ndjeri, Oseku ka marrë pjesë në ekspozita të përbashkëta dhe ka hapur disa ekspozita vetjake në Tiranë etj. si dhe në botën e jashtme: Belgjikë, Gjermani, Austri, Turqi, Kroaci, Poloni, Itali, SHBA, Greqi, Francë, Tunizi etj.
Gjatë periudhës 1998–2007 ndër të tjera Ali Oseku ka realizuar ciklin: “Gjurmët”, “Kërpudhat”, “Shiu”, “Rrugëve”, “Hapësirë” etj. Është fitues i disa çmimeve në konkurset: “Onufri”, “Eduard Lir” etj.
Familjarët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se homazhet për të ndjerin do të bëhen sot duke filluar nga ora 11:00 tek Universiteti i Arteve. Ndërkaq në ora 15:00 do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHQIPTAR OSEKU: TI KURRË S’DUHEJ TË KISHE VDEKUR, BIR…
Samuel
Ti kurrë s’duhej të kishe vdekur.
Në një tjetër botë,
ti s’ke pritur fare as në radhë të kufirit.
Atje kufinj nuk ka,
e ti ke vazhduar rrugën duke pyetur prindërit
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
SHKRIMI PREKËS I VISAR ZHITIT PËR ALI OSEKUN: SOT AI VIZATOI VDEKJEN E TIJ. IKU…
Nga Visar Zhiti
Sot ai vizatoi vdekjen e tij. Iku…
Një nga piktorët më të fuqishëm në artin shqiptar, – po shkruajnë gjithandej.
Kujtoj që e burgosën dikur… Por s’ka të dikurshme, edhe e dikurshmja është e tanishme…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult