Ndalohet hyrja në Kalanë e Krujës dhe të Prezës, tërmeti shkaktoi dëme të rënda

Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek monumentet e kulturës, siç është kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës.

Në këtë situatë, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se për shkak të dëmeve të tërmetit me mangitudë 6.3 të shkallës rihter në këto monumente është vendosur që të ndalohet hyrja.

Sipas këtij institucioni, kjo masë merret për të garantuar jetën e qytetarëve dhe për të mos dëmtuar më shumë monumentet.