Ndërroi jetë aktori i famshëm, Philip Baker Hall

Philip Baker Hall, aktori amerikan që ka interpretuar në mbi 55 filma përgjatë 5 dekadave karrierë, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura, por ai vuante prej vitesh nga një sëmundje mushkërish, transmeton ‘a2news.com’.

Hall ka qenë protagonist në filmin e famshëm “Hard Eight”, ku ka interpretuar bashkë me John C. Reilly, Samuel L. Jackson dhe Gwyneth Paltrow.

Gjithashtu, ka qenë pjesë e filmave “Boogie Nights”, “Magnolia”, “Midnight Run”, “The Truman Show”, “Bruce Almighty” dhe “Dogville”.


Lexo edhe:

PIKËLLUESE: NDËRROI JETË- NUK ARRITI TA PËRUROJË LIBRIN E SAJ TË FUNDIT

Meri Lalaj, nuk ia doli dot të përuronte të fundit libër të saj “Helena, Ismaili dhe unë” të sapobotuar...

U shua ditë më parë në moshën 79-vjeçare, shkrimtarja e përkthyesja e njohur. ajo ndërroi jetë për shkak të problemeve të rënda shëndetësore të shkaktuara nga C o vid-1 9. 

Nga ditari “Lasgushi në Poradec”, romani “Kapërcyell”, vëllimi poetik “Gjethe vjeshte”  e deri tek “Instituti Femnor Nana Mbretneshë”, ku ajo u shkollua, zonja e fjalës së ngrohtë ka lënë pas dhjetëra tituj. Në të cilat lëvroi në shkrim e përkthim qoftë romanin ashtu edhe poezinë.

Një zë intelektual aktiv, ku me penën e mprehtë trajtonte përmes artikujve problematika të ndryshme që preknin vendin. Veçmas ato që i përkasin artit e kulturës. 

Pak ditë më parë autorja kishte njoftuar, botimin e librit të saj të fundit me kujtime. Që shpalosin miqësinë e ngushtë që Lalaj ruante me çiftin Kadare, që në rini të tyre…

Mendonte, se pas daljes nga spitali në fund të muajit prill, problemet me C O vid ishin drejt fundit. E madje i shprehu publikisht mirënjohjen mjekëve të Spitalit Infektiv…

Ishte optimiste e entuziazmi i botimit të përfunduar e kish bërë të harronte periudhën e vështirë të shtrimit…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU