Ndërroi jetë aktori që u paraqit në serialin e njohur

Ndërroi jetë aktori moshën 57-vjeçare aktori Willie Garson, i njohur për rolin e tij në serialin “Sex and the City”.

Lajmi u dha nga djali i tij pa bërë të qarta shkaqet e vdekjes, i cili tregoi vetëm se ndërroi jetë aktori.

Në serialin e suksesshëm të HBO, ai luajti rolin e mikut të ngushtë të Carrie Bradshaw. Dhe kohët e fundit kishte punuar në serialin “And Just Like That”.

I lindur në New Jersey në 1964, Garson studioi teatër. Dhe mori një master për artet e bukura nga Shkolla e Dramës në Yale.

Ai më pas mori role të vogla në disa seri televizive të njohura në vitet 1980. Përfshirë Cheers, Family Ties dhe LA Law. Ai gjithashtu u shfaq në disa programe hit të viteve 1990 si The X-Files, Boy Meets World and Friends./a2news.com

LEXO EDHE: Ndërroi jetë këngëtarja e njohur

Ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare këngëtarja e njohur, Sarah Dash.

Sarah Dash, e njohur më së shumti si këngëtare dhe themeluese e grupi R&B “Labelle” ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Ylli i hitit “Lady Marmalade” vdiq të hënën (20 shtator). Ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Performanca e fundit e Dash ishte të shtunën (18 shtator) kur ajo iu bashkua vokalistës kryesore të grupit, Patti Labelle, gjatë një koncerti në New Jersey, shkruan NME.

Duke publikuar video nga kjo performancë në Instagram, Patti Labelle tha se Dash ishte jashtëzakonisht e talentuar, e bukur dhe e dashur, e cila ka bekuar jetën e saj dhe shumë të tjerëve.

“Jam zemërthyer dhe e di që shumë njerëz të saj të dashur dhe fansat janë gjithashtu. Por, e di që shpirti i Sarah-s dhe gjithçka që ajo i ka dhënë botës jetojnë. Lutem për kujtimet e saj të na sjellin paqe. Pusho në paqe motra ime e dashur. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Labelle pasi e mori që ndërroi jetë këngëtarja e njohur Sarah Dash…

LAJMI I PLOTË MUND TA LEXONI KËTU