Ndërroi jetë kompozitori dhe publicisti, Shefqet Hoxha

Dje në orët e para të mëngjesit ka vdekur kompozitori dhe publicisti, Shefqet Hoxha.

Hoxha ka punuar si profesor i muzikës në gjimnazin e Podujevës dhe në shkollën normale në Prishtinë. Me vite të tëra ka qenë redaktor i muzikës, gazetar si dhe autor i shumë emisioneve.

Njëkohësisht ai ishte fitues i disa çmimeve muzikore dhe radiofonike.

Para pensionimit ai ka punuar si koordinator i kulturës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Pas pensionimit është marrë kryesisht me publicistikë dhe kompozime duke publikuar tre libra biografik muzikor për kompozitorët kosovarë, Esat Rizvanolli dhe Tomor Berisha dhe së fundmi edhe librin e tij autobiografik me përmbledhje të të gjithë krijimtarisë së tij muzikore ndër vite të titulluar “Tingujt e zemrës”.

Pas vete ka lënë bashkëshorten me katër fëmijë.

LEXO EDHE: Ndërroi jetë rapsodi i njohur, Pjetër Bisaku