Ndërroi jetë regjisori i njohur, Joel Schumacher

Regjisori i njohur, Joel Schumacher, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Ai njihet për filma të panumërt, duke filluar nga “The Lost Boys”, “Batman Forever”, “Batman and Robin” e deri te “Phone Booth”.

Atij ai atribuohet merita që ka ndihmuar në lansimin e karrierës së aktorëve Matthew Mcconaughey dhe Keanu Reeves.

Një përfaqësuesi i tij për “The Hollywood Reporter”, konfirmoi se ai kishte luftuar kancerin për disa vite me radhë.

I lindur në New York City më 29 gusht 1939, Schumacher vazhdoi të studiojë në ‘Parsons The New School for Design dhe Institute of Technology’. Pasi punoi në industrinë e modës, ai përfundimisht u transferua në Los Angeles për të filluar punën si një kostumograf për film dhe televizion.