Ndërron jetë aktori i njohur, Saginaw Grant

Aktori, Saginaw Grant, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga publicistja e tij, Lani Carmichael, e cila zbuloi se aktori vdiq nga shkaqe natyrore.

”Ai e donte Oklahoma-n dhe Los Angeles-in. Ai e bëri shtëpinë e tij këtu si aktor, por kurrë nuk i harroi rrënjët e tij në Oklahoma”, u shpreh Lani, transmeton ‘lapsi.al’.

Saginaw ishte i njohur për rolet e tij në  “The Lone Ranger”, “The World’s Fastest Indian”, “Breaking Bad”, “Baywatch”, “My Name Is Earl”, “Saving Grace”, “American Horror Story”, “Shameless”.

LEXO EDHE: E trishtë: Aktori i njohur ndërron jetë gjatë xhirimeve të filmit më të ri