Ndërron jetë aktori i njohur turk

Aktori turk, Metin Çekmez, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Aktori vuante prej kohësh nga kanceri dhe po merrte mjekim kohët e fundit në Spitalin Shtetëror ‘Aydın Atatürk’, transmeton ‘lapsi.al’.

Metin e filloi karrierën e tij në vitin 1962 ndërsa vite më vonë ai mori pjesë në shumë filma dhe seriale televizive si “Super Baba”, “Binbir Gece”, “I Named Feriha”.

LEXO EDHE: Ndërron jetë aktori i njohur, Saginaw Grant